Nuk kemi ardhur në treg për të bërë sasi, por për të vendosur standard.
Eternity Marketing u krijua për t'u dhënë bizneseve shqiptare (dhe më gjerë) një mënyrë të re, të pastër dhe me klas për t'u prezantuar online.
Nga pasioni në mision
Eternity Marketing u lind nga një bindje e thjeshtë: shumë biznese të mira humbasin në zhurmën digjitale sepse nuk kanë një zë të qartë.
Ervisa Abazi, me përvojë që nga viti 2019 në komunikim dhe marketing, vendosi të krijojë një agjenci që do të punonte ndryshe, jo me sasi, por me standard.
Që nga 2022, kemi ndihmuar dhjetëra biznese të gjejnë zërin e tyre, të lidhen me audiencën e duhur, dhe të ndërtojnë një prani digjitale që zgjat.
Rrugëtimi ynë
Ervisa fillon punën në fushën e komunikimit
Themelohet Eternity Marketing
Zgjerim i ekipit dhe shërbimeve
Partneritete strategjike dhe rritje e portofolit
Vazhdojmë të ndërtojmë marka që zgjasin
Çfarë na udhëheq
Strategji përpara estetikës
Çdo vendim vizual vjen pas një analize të thellë të brandit, audiencës dhe qëllimeve.
Cilësi mbi sasi
Nuk krijojmë përmbajtje për të mbushur kalendarin. Krijojmë përmbajtje që punon.
Komunikim i qartë
Besojmë që marketingu i mirë nuk bën zhurmë, por lë gjurmë.
Partneritet, jo shërbim
Jemi pjesë e ekipit tuaj. Suksesi juaj është suksesi ynë.
Personi pas markës
Ervisa Abazi
Themeluese & Marketing Strategist
Me rrënjë në komunikim që nga viti 2019, Ervisa themeloi Eternity Marketing në 2022 me një mision: t'u japë bizneseve shqiptare një mënyrë të re, të pastër dhe me klas për t'u prezantuar online. Pasioni i saj qëndron në të kuptuarit e thelbësisë së një brandi përpara se të flasë në emër të tij.
Ne nuk e flasim marketingun, ne e mendojmë.
Le të flasim për brandin tënd
Rezervo takim falas dhe shih si mund të ndihmojmë të ndërtosh një prani digjitale që zgjat.
Kontakto tani