Puna flet më shumë se fjalët
Shiko disa nga projektet ku kemi ndihmuar biznese të ndërtojnë prani digjitale të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Ilmona Hamza
Personal Brand & Fitness Programs
Me Ilmona Hamza kemi ndërtuar një strategji të fokusuar te personal branding dhe komuniteti online. Përmes përmbajtjes motivuese, edukative dhe reels dinamike, profili i saj është kthyer në një platformë që frymëzon vajzat të kujdesen për shëndetin dhe trupin e tyre.
Strategjia është fokusuar në storytelling, prezantimin e programeve të stërvitjes dhe krijimin e një komunikimi të drejtpërdrejtë me audiencën. Ky bashkëpunim afatgjatë ka ndihmuar në rritjen e besimit të komunitetit dhe në promovimin e programeve të saj në mënyrë organike dhe autentike.
Oase Restaurant
Gastronomy & Experience Marketing
Oase Restaurant është një nga projektet ku kemi punuar për të krijuar një identitet të fortë vizual dhe eksperiencë digitale që reflekton atmosferën e restorantit.
Përmes fotografive profesionale të pjatave, videove dinamike dhe përmbajtjes që thekson ambientin dhe eksperiencën gastronomike, kemi ndërtuar një prani tërheqëse në rrjete sociale. Strategjia është fokusuar në prezantimin e menu-së, eventeve dhe momenteve të veçanta që e bëjnë Oase një destinacion të preferuar për klientët.
Klea Lashes
Professional Beauty Brand
Klea Lashes është një brand i dedikuar për produkte profesionale për lash artists, dhe strategjia jonë është fokusuar në ndërtimin e një identiteti të besueshëm dhe profesional online.
Përmes reels edukative, prezantimit të produkteve dhe përmbajtjes estetike, kemi krijuar një komunikim që informon dhe inspiron profesionistët e industrisë së bukurisë. Përmbajtja është ndërtuar për të treguar cilësinë e produkteve dhe për të pozicionuar brandin si një zgjedhje profesionale në treg.
Florea Aromatherapy
Wellness & Sensory Branding
Florea Aromatherapy është një projekt i fokusuar në aromaterapi dhe mirëqenie, ku strategjia e marketingut është ndërtuar rreth ndjesive dhe përvojës që krijojnë aromat.
Përmes përmbajtjes vizuale minimaliste dhe storytelling-ut të brandit, kemi krijuar një komunikim që thekson qetësinë, elegancën dhe ritualin e përdorimit të produkteve aromaterapike. Qëllimi ka qenë ndërtimi i një identiteti të veçantë që lidhet me stilin e jetesës dhe momentet e relaksit.
Le ta shtojmë brandin tënd në këtë listë
Rezervo takim falas dhe shih si mund të transformojmë praninë digjitale të brandit tënd.
Fillo projektin tënd